
Studio ligjore “BERATI”, ofron konsulecë ligjore dhe perfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit, për çështje në fushën e së drejtës së punës, që kanë të bëjnë me:
- Hartimin e kontratave individuale dhe kolektive të punës.
- Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna, si dhe duke kërkuar respektimin dhe shpërblimin e të gjitha detyrimeve nga ana e punëdhënësit, në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
- Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna dhe duke kërkuar kthimin në punë në rastin e personave që gëzojnë statusin e nënpunësit civil.
- Çështje që kanë të bëjnë me të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë.
- Mosmarrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.
- Mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me pagat, me detyrat e punëmarrësit në punë, uljet në detyrë apo dhe çdo problem tjetër që mund të lindë në mes palësh.
- Dëmtime dhe sëmundje në punë, etj.
- Çështje që kanë të bëjnë me pezullimin, kundërshtimin apo mosnjohjen e së drejtës së përfitimit të pensionit të pleqërisë.