
Studio ligjore “BERATI”, ofron konsulencë dhe asistencë juridike për shoqëritë tregtare, në formën ligjore të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, në hartimin e dokumentacionit të nevojshëm që ka të bëjë me:
- Themelimin e shoqërive tregtare, përgatitjen e akteve të themelimit, regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe pranë organeve të tjera të administratës shtetërore.
- Hartim statutesh dhe akte themelimi për shoqeritë tregtare.
- Administrimin e shoqërive tregtare, ndryshimet statutore, marrëdhëniet midis ortakëve, shitblerje të aksioneve dhe kuotave të shoqërisë, për mënyrën dhe formën ligjore të rritjes apo zvogëlimit të kapitalit themeltar të shoqërive tregtare, etj.
- Ndryshimin e formës ligjore të shoqërive nëpërmjet; bashkimit, shëndrrimit dhe likujdimit.
- Marrëdhëniet e shoqërisë tregtare me palët e treta.
- Përfaqësim në gjyq të shoqërive tregtare për çështje civile dhe administrative, si dhe përpara të gjitha organeve administrative apo institucioneve të ndryshme.