Shërbimet

Studio Ligjore Berati > Shërbimet

Konsulenca Ligjore

  • Konsulencë dhe asistencë ligjore gjatë proçesit penal, duke filluar që nga momentet e para të ndjekjes penale, ndalimit, arrestimit, gjatë fazës së marrjes në pyetje, njoftimit të akuzës së të pandehurit, si dhe gjatë gjykimit te çeshtjes në gjykatë deri në daljen e vendimit përfundimtar.
  • Konsulencë ligjore dhe perfaqësim te klientëve te saj përpara organeve hetimore, perpara Prokurorisë, si dhe përpara Gjykatës, në të gjitha statuset e mundshme që mund të përballen klientët tanë, si: person nën hetim, person që i atribuohet vepra penale, si i pandehur, si i dënuar, apo si i dëmtuar nga vepra penale.
  • Konsulencë dhe ankimim të vendimeve të ndërmjetme që merr organi i akuzës, pjesëmarrje në zhvillimin e proçedurës hetimore nga ky organ, duke kërkuar kopje të provave apo duke paraqitur prova në favor të personave të ndaluar, që shërbejnë për marrjen e vendimit nga organi i akuzës.
  • Konsulencë ligjore dhe përfaqësim gjyqësor duke marrë në mbrojtje klientët tanë gjatë zhvillimit të proçesit penal, duke i mbrojtur dhe përfaqësuar në të gjitha shkallët e gjykimit.
  • Konsulencë ligjore në nënshkrimin e akteve juridike, kërkesa, memorie, prapësime, rekurse dhe kërkesa për rishikim vendimi penal të formës së prerë, si dhe përfaqësim në Gjykatën e Lartë.
  • Konsulencë në hartimin e të gjitha llojeve të kërkesave, ankimeve dhe rekurseve që lidhen me fazën e ekzekutimit të vendimit të dalë nga gjykata kompetente në mbrojtje të interesave të klientit.
  • Konsulencë juridike, hartim të kërkesë-padive, përfaqësim gjyqësor, në lidhje me fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë.
  • Konsulencë juridike përfaqësim gjyqësor, në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo atyre kontraktore.
  • Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve. Konsulencë juridike për çështjet e trashëgimisë ligjore dhe testamentare, përfaqësim në gjykatë për çeljen e trashëgimisë ligjore, kundërshtim të testamentit etj.
  • Konsulencë juridike, përfaqësim gjyqësor, hartim dokumentacioni, për çështjet e pasurisë që kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, etj.

Përfaqësim Ligjor dhe Asistencë

  • Asistencë ligjore dhe përfaqësim në çështjet që lidhen me kërkesat për falje, ulje dënimi, lirim me kusht, pezullim të ekzekutimit të dënimit dhe vënien në provë, parashkrim të ekzekutimit të dënimit, kompensim për dënim të padrejtë etj.
  • Asistencë ligjore në proçeset që lidhen me proçedurat e ekstradimit dhe transferimit të të dënuarve me shtetësi shqiptare apo të huaj, me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Republikën e Shqipërisë.
  • Ankime kundër vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe përfaqësim gjyqësor në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, për çështje që lidhen me respektimin e proçesit të rregullt ligjor dhe me paligjshmërinë e vendimeve të dënimit të dhëna në disfavor të klientëve.
  • Përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave të personave të ndaluar gjatë fazës së vendosjes së masave të sigurimit, vleftësim arresti, ndalimi, ankim ndaj masave të sigurimit, paraqitje kërkesash për zëvendësim ose revokim mase sigurimi.
  • Përfaqësim gjatë hetimeve paraprake, përpilim kërkesash fillestare, akte juridike, memorie, në lidhje me mbrojtjen ligjore përpara organit të akuzës.
  • Hartimin e kërkesave për kompensimin e burgimit të padrejtë dhe përfaqësimin e tyre në proçesin gjyqësor për këtë çështje.
  • Hartimin e kërkesë-padive dhe përfaqësimin e çështjeve në gjyq gjate proçesit gjyqësor për shpërblimin e dëmit moral apo ekzistencial, si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
  • Hartimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i aksidenteve rrugore nga mjetet motorrike.
  • Përfaqësim në gjykatë kunder Shoqërive të Sigurimit për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga mjetet motorrike apo dhe kundër Byrosë Shqiptare të Sigurimit.
  • Përfaqësim ligjor pranë gjykatave të rretheve gjyqësore te ndryshme, gjykatave të shkallës parë dhe të apelit, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
  • Përgatitje të kërkesë-padive dhe akteve të tjera juridike.
  • Përgatitje të kërkesave të ndryshme drejtuar institucioneve të ndryshme: ankime, rekurse, njohje të vendimeve të huaja për efektet civile, etj.